Xhaka i bën premtim të madh Arsenalit

Sport25.05.2016 13:23

Granit Xhaka ka folur fjalët e para pas transferimit te Arsenali nga Borussia Monchengladbachu. Mesfushori kosovar është shprehur i lumtur me këtë transferimin, derisa tifozëve të Arsenalit u ka premtuar trofe.


“Jam shumë krenar që i bashkohem Arsenalit. Mezi pres të kaloj në Londër dhe të përfaqësoj këtë klub të veçantë dhe të luaj në Premierligë. Do të jap gjithçka që t’i ndihmoj Arsenalit të fitojë trofe dhe t’i bëjmë fansat të lumtur”, ka thënë Xhaka.


“Tani është zyrtare. Nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Arsenalin. Dua të falënderoj të gjithë te Borussia. Së bashku ne e sollëm ekipin ku është tani, në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Xhaka në Facebook.


“Unë do ta kujtoj me kënaqësi atë kohë. Por tani jam i fokusuar te njëri prej klubeve më të mëdhenj në botë. Është nder për mua që të vesh fanellën e Arsenalit, ashtu siç ka qenë nder për Gladbachun në katër vjetët e fundit. Shpresoj që të takohemi në Ligën e Kampionëve”, ka theksua ai.