Rummenigge, Gotzes: S'ka vend për ty te Bayerni!

Sport26.05.2016 10:21

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka porositur sulmuesin Mario Gotze që të largohet gjatë kësaj vere.


Gotze nuk po luan rregullisht, por pavarësisht kësaj, ai kishte thënë se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në skuadër.



“Kam folur me të dhe Ancelottin. Mario e di se çfarë dëshiron skuadra, por ndoshta nuk dëshiron të shqetësohet para Euro 2016. MArio duhet të vendos, a dua që të luaj rregullisht apo jo?”, tha Rummenigge për Kicker.


Kujtojmë se skuadra favorite për të nënshkruar me Gotzen është Liverpool.