Ronaldo komenton kalimin e Mourinhos te Man United

Sport26.05.2016 10:15

Ylli Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka folur për ish-ekipin e tij, Manchester United, duke thënë se menaxheri i zgjedhur Jose Mourinho do t’ia rikthejë identitetin.


Ronaldo ka përkrahur Mourinhon në postin e menaxherit tek Unitedi, derisa ka shtuar se në vitet e fundit klubi anglez ka humbur identitetin.


“Shpresoj që Manchester United të rikthehet aty ku e ka vendin sepse është një klub i mahnitshëm, por në vitet e fundit u mungoi një identitet”, ka thënë Ronaldo.


“Më dhemb kur e shoh Unitedin në këtë gjendje sepse është klub që e kam në zemër. Shpresoj që Mourinho t’i rikthejë ata në majë”, ka thënë Ronaldo.