Paga e Xhakës te Arsenali

Sport25.05.2016 15:50

Skuadra e Arsenalit  ka konfirmuar se ka transferuar Granit Xhakën nga Borussia Monchengladbach.


Ekipi londinez nuk ka zbuluar se për sa vite ka nënshkruar me mesfushorin shqiptare, dhe se do të përfitoj ai gjatë qëndrimit në Emirates.


Por, tabloidi britanik,Daily Mail, ka zbuluar se Xhaka është blerë nga Arsenali për 35 milionë funte (ose 46 milion euro)


Kurse, sipas Daily Mail, Xhaka ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ekipin londinez, me një pagë prej 110 mijë funte në javë (ose rreth 145 mijë euro në javë).


Kështu Xhaka, do të përfitoj rreth 580 mijë euro në muaj, derisa në vit i bije që të përfitoj 6 milion e 960 mijë euro.