Njq shqiptar drejt La Ligas (Foto)

Sport24.05.2016 15:45

Mbrojtësi shqiptar i skuadrës daneze, Brondby, Riza Durmishi pritet ta bëjë një hap të madh në karrierë.


Reprezentuesi i Danimarkës pritet të transferohet te skuadra nga La Liga, Real Betis, shkruan Fichajes.net.


Drejtori sportiv i Betisit, Miguel Torrecilla është shumë afër që të mbyllë marrëveshjen me Brondbyn për transferimin e mbrojtësit shqiptar.


Betis pritet t’i paguaj rreth 2 milion euro ekipit danez për kartonin e 22 vjeçarit. Ky i fundit ka kontratë me Brondbyn deri në vitin 2018.