Juventusi dhe Napoli në garë për tre lojtarë të njëjtë

Sport24.05.2016 17:40

Gara mes Juventusit dhe Napolit nuk është ndalur as pas përfundimit të kampionatit, pasi dy skuadrat janë në garë për lojtarët e njëjtë.

 

Sipas Gazzetta dello Spor, kampioni dhe nënkampioni kanë në cak tre lojtar që pëlqehen nga të dyja palët.

 

I pari është mesfushori Gianluca Lapadula, që ka oferta edhe nga Lazio dhe Leicester City.

 

Lojtari tjetër që pëlqehet është mbrojtësi i djathtë i Sassuolo, Sime Vrsaljko.

 

I fundit është sulmuesi i rrezikshëm i Evertonit, Romelu Lukaku që shihet si pasardhës i Alvaro Moratas dhe Gonzalo Higuainit. 

Republika Plus