Guardiola pa u larguar mirë nisë ‘luftën’ me Bayernin

Sport24.05.2016 22:28

Bayern Munich dhe Manchester City po interesohen për talentin Leroy Sane.

 

Ende pa u larguar mirë, Pep Guardiola ka nisur garën me Bayern Munichun për sulmuesin e talentuar të Schalkes, Leroy Sane.


Sport Bild shkruan se, Bayern e dëshiron gjermanin gjatë kësaj vere, ashtu sikurse edhe trajneri spanjoll Guardiola në Manchester City.


Të dy skuadrat janë të gatshme që për gjermanin të paguajnë 40 milionë euro, por në garë për të janë edhe dy skuadrat e mëdha spanjolle Real Madrid dhe Barcelona.