Granit Xhaka edhe zyrtarisht në Arsenal

Sport25.05.2016 13:17

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka edhe zyrtarisht është futbollist i Arsenalit. Klubi nga “Emirates”, përmes një njoftimi ka konfirmuar transferimin e ri.


Përfaqësuesi i Zvicrës pak ditë më parë ka kryer testet mjekësore në Londër, ndërsa nga sot zyrtarisht është pjesë e gjigantit anglez.


“Arsenali ka arritur një marrëveshje me Granit Xhakën për t’u bashkuar me klubin për një kontratë afatgjatë”, është thënë në njoftimin e klubit anglez.


Xhaka ka treguar formë të lartë në sezonin që lamë prapa me Borussian Monchengladbach. 

 

Republika Plus