Dy arsyet e Mascheranos për t’u larguar nga Barcelona

Sport25.05.2016 17:51

Javier Mascherano do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.


Mesfushori argjentinas, Javier Mascherano ëshët shumë pranë largimit nga Barcelona për të kaluar te kampioni i Italisë, Juventus.


Argjentinasi ka dy arsye të forta pse duhet të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.


Arsyeja e parë është ajo ekonomike, ku Mascherano nuk është vlerësuar sa duhet, pavarësisht se ka qenë ndër më të mirët te Barcelona.



Arsyeja e dytë është sportive, pasi argjentinasi nuk po luan në pozitën e tij dhe nga mesfushori është shndërruar në mbrojtës.


Ai beson se nuk ka gjasa të luaj në atë pozitë, pasi aty është Sergio Busquets, ndërsa në anë tjetër këtë mundësi ia ofron skuadra italiane.


Mascherano ka kontratë me Barcelonë deri në vitin 2018.