Chelsea ‘stopon’ kalimin e Mourinhos te United

Sport25.05.2016 17:54

Zyrtarizimi i Jose Mourinhos si menaxher i ri i Manchester Unitedit është duke u shtyrë nga Chelsea që ende ka në pronë të drejtat e emrit të tij.


“The Independent” shkruan se Mourinho është marrë vesh me “Djajtë e Kuq”, por bisedat kanë ngecur sa i përket të drejtave të imazhit.


Gazeta britanike shkruan se portugezi ka marrëveshje personale, por në databazën e “Intellectual Property Office” “Jose Mourinho” është trademark i regjistruar i Chelseat.


Trademark ishte edhe nënshkrimi i Mourinhos, por kjo marrëveshje skadoi në janar të këtij viti, ndërsa pronësia për emrin e menaxherit skadon në mars të vitit 2025, transmeton Koha.net.


“The Independent” gjithashtu shkruan se zyrtarizimi i tij është shtyrë edhe për shkak se Unitedi ka sponsor firmë ne orëve “Bulova” ndërsa Mourinho “Hublot”-in.