Besnik Hasi selektor i Shqipërisë?

Sport26.05.2016 10:13

Besnik Hasi nuk do të jetë më trajner i Anderlecht-it. Rendimenti i skuadrës në dy sezonet e fundit pa fituar kampionatin kanë sjellë në këtë pikë dhe pasi janë ulur në tavolinë, drejtuesit dhe Hasi kanë rënë dakord për përfundimin e kësaj aventure.


44-vjeçari është vetëm i pari nga shumë, që do largohen. Drejtuesit e klubit kanë programuar një “revolucion” të vërtetë në ekip, ku sipas portalit belg “HNL” nga skuadra do të largohet edhe stafi mjekësor.


Sa i përket të ardhmes të Hasit mund të thuhet se ky vendim i Anderlecht-it mund te kthehet në një mundësi shumë të mirë për Shqipërinë. Nëse largohet De Biasi ai shihet si kandidati më potencial për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Nga ana tjetër për të ka edhe oferta nga Trabsonspori në Turqi. 

Republika Plus