Mjeku kritikon Kimin: Po bën seks jashtë mase

Showbiz23.05.2016 09:40

Mjeku personal i Kim Kardashian mësohet t’i ketë thënë asaj se po kryen më shumë marrëdhënie seksuale sesa është normalja.


Siç ka deklaruar vetë, 34-vjeçarja kryen marrëdhënie seksuale mbi 15 herë në ditë me burrin e saj, Kanye West.


Mirëpo, duke folur për portalin E! News, ajo ka thënë se specialistët e kanë këshilluar të kryejë më pak marrëdhënie, pasi mund të jetë duke i ulur shanset për të mbetur shtatzënë.


“Mjeku mendon se po bëj më shumë seks se që duhet. Ai më tha se një herë e vetme seks në ditë mjafton”, ka deklaruar Kardashian.