​Hapet pavilioni i Kosovës në Cannes

Showbiz11.05.2016 15:57

Është viti i pestë që Kosova është prezente në tregun e filmit Marche Du Film në Cannes, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë.


Në Cannes, Qendra Kinematografike e Kosovës do të bëj promovimin e filmave që janë mbështetur nga ky institucion, ku në katalog radhiten mbi 40 filma, duke përfshirë filmat që janë në paraproduksion, në produksion, në postproduksion dhe të përfunduar.


Siç njofton komunikata, për këto arsye do të ketë takime të ndryshme me festivale të mëdha të filmit, fonde të filmit, me producent e distributor, për të shikuar mënyra të reja bashkëpunimi.


“Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK do të ketë përfaqësues edhe nga Ministria e Kulturës, nga Kosova Film dhe artistë të tjerë që do të kenë takime me fonde tjera të filmit, festivale, producent etj. Fokusi i QKK-së për këtë vit është promovimi i lehtësirave financiare që Kosova pritet t’i ketë në vitin 2017”, thuhet tutje.