Gjendet Sinead O’Connor

Showbiz17.05.2016 12:10

Policia e Chicagos ka njoftuar se ka gjetur pop-yllin irlandez Sinead O’Connor, që kishte humbur nga mëngjesi i së dielës.


Pak orë pasi u raportua se këngëtarja ishte zhdukur pasi kishte dalë në shëtitje, policia amerikane ka njoftuar se e ka gjetur atë dhe se ajo është shëndosh e mirë.

 

Policia në raportimin për zhdukjen e O’Connorit kishte alarmuar se ajo ishte në gjendje të rëndë psikike dhe se ekzistonte rreziku që ajo të bënte vetëvrasje.