Gili i "hyp" 50-shit

Showbiz21.05.2016 14:03

Këngëtarja e njohur si Gili, feston sot ditëlindjen e 50-të. Fefzije Berani, e njohur për publikun si Gili, feston sot pesëdhjetë vjetorin e lindjes.

Gili është ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura të estradës sonë, aktive në skenën muzikore që nga vitet e 80-ta,


Bashkëpunëtori më i madh i saj është bashkëshorti Ilir Berani, me të cilin ka punuar që nga fillimi i karrierës dhe i cili i ka bërë shumë hite që janë dëgjuar dhe do të dëgjohen për shumë kohë.