Eva nesër vjen me super këngë (Foto)

Showbiz12.05.2016 18:48

Këngëtarja tashmë e njohur shqiptare, Eva Ndoja, nesër do ta sjellë projektin e ri. Kënga e titulluar “Se ke ditë” do të lansohet në ora 19.

 

Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur reperi 2TON, derisa Imagine Film e ka realizuar videoklipin. 

 

 

 

Në këtë klip, që pritet të jetë ekskluziv, për dukjen e Evës janë përkujdesur grimeri Arbër Bytyqi, për flokët Armendi eVogue, kurse dizajnere ka qenë Yllka Mustafa.




Kjo do të jetë kënga singel e Evës, e cila ka pasur sukses të jashtëzakonshëm me këngën “S’jena mo” e cila ishte realizuar në bashkëpunim me Getinjon.