Eurovizion po kthehet në Worldvision?

Showbiz11.05.2016 11:08

Për herë të parë në historinë e Eurovizionit, ky i fundit do të shfaqet edhe në kanalin kombëtar televiziv në Amerikë. Arsyeja është performanca speciale e Justin Timberlake, që është lajmëruar paraprakisht se do të performojë në natën finale të së shtunës, më 14 maj.


A do të thotë kjo se ky kompeticion do të marrë përmasa globale? Duke marrë parasysh historinë e Eurovizionit, në 2014-n, një superstar nga Australia, Jessica Mauboy, këndoi në finalen e atij viti. Një vit më vonë, Australia u bë pjesë e kompeticionit duke garuar krahë shteteve europiane.


Gjithashtu, këtë vit audienca (përveç vendeve europiane, sigurisht) do të përfshijë Amerikën e përmendur më sipër, Kinën, Zelandën e Re dhe Kazakistanin. Këto vende nuk do të mund të votojnë, por do të mund ta ndjekin në mënyrë zyrtare Eurovizionin nga kanalet kombëtare televizive përkatëse. 

Republika Plus