Eneda Tarifa i jepo fund spekulimeve

Showbiz17.05.2016 14:16

Pas natës së dytë gjysëm finale në Eurovizion ku këngëtarja Eneda Tarifa përfaqësoi Shqipërinë, por nuk ja doli të kalonte në finale, pati një lum polemikash.

Protagonist më së shumti në këto polemika u bë gazetari kosovar Melaim Zeka, stilistja Bora Kokëdhima dhe vetë këngëtarja Eneda Tarifa. 


Sipas Zekës, Tarifa nuk u trajtua siç duket në këtë kompeticion nga vetë stafi i saj, madje Kokëdhima ka dashur t’i marrë  edhe fustanin. Diçka e tillë u përgënjeshtrua më pas nga vetë Kokëdhima përmes një prononcimi. 


Ndërkohë për t’i kapakun kësaj historie ka reaguar vetë Eneda Tarifa, e cila përmes një urimi ditëlindje në profilin në Facebook të Bora Kokëdhimës ka bërë me dije se këto histori nuk kanë qenë të vërteta: “Borushiiiii..... Edhe 100 e dashur, të falenderojmë shumë për punën që ke bere në Eurosong ! Suksese në sfilatën tënde personale, se këto sponsorizimet kombëtare i mbaruam bashkë. Love you girl !,”-shkruan Tarifa.  

Republika Plus