Drake ia thyen rekordit Justin Bieberit

Showbiz10.05.2016 11:36

Reperi i famshëm kanadez, Drake, ka debutuar suksesshëm me albumin dhe këngën e tij më të re.

Albumi “Views” ka debutuar në maje të top-listës së njohur “Billboard 200”, ndërsa kënga e tij “One Dance” është kënga më e dëgjuar në “Hot 100”.


Përpos këtyre, reperi ka shijuar edhe një sukses tjetër pasi në top-100 këngët e top-listës ka 20 këngë. Në këtë mënyrë, ai ka thyer rekordin që e mbante Justin Bieber me 17 këngë në “Hot 100” më 5 dhjetor.


“One Dance” u bë kënga e parë që e solli Draken në pozitën e parë, si lider i këngës. Ai më parë ka udhëhequr këtë listë me këngë tjera, por nuk ishte artisti kryesor i bashkëpunimeve siç është rasti me “ëork”, të cilën e solli me Rihannan.