Di Caprio si "kazanova", e kap edhe një modele

Showbiz19.05.2016 14:13

Kur flasim për party edhe të martën, sigurisht që na vjen në mendje vetëm një personazh, Leonardo DiCaprio.


Aktori është fotografuar teksa festonte në një nga clubet e Kanës, ku ndodhet aktualisht për të ndjekur festivalin e famshëm të filmit. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, 42 vjeçari është parë krah shumë vajzave të bukura, ku në sy binte një brune simpatike.


Dimë që aktori fitues i Oscar, ka dobësi për modelet bionde, megjithatë mesa duket shijet e tij kanë ndryshuar.


DiCaprio është fotografuar krah ish të dashurës së Harry Styles, modeles Georgia Fowler.