Bashkë përsëri, Goldi me Shemin

Showbiz18.05.2016 11:12

Gold Ag nuk ka të ndalur me krijimin e këngëve të reja.


Pas projektit solo të titulluar “Pa hile”, mësohet se reperi po punon rreth një bashkëpunimi të ri me grupin Ilirët.


Artistët tashmë kanë nisur me realizimin e këngës, e cila po punohet në studion e Don Arbas.


“Xhamadani vija vija” dhe “Fjalët e qiririt” ishin dy projektet e kaluara që sollën së bashku ndërsa pritet të shihet nëse projekti i tretë do të jetë një këngë origjinale apo ndonjë tjetër përpunim

Republika Plus