Opozita tash i beson Gjykatës Kushtetuese

Radari23.12.2015 19:01

Tash e disa muaj, partitë opozitare në krye me Lëvizjen Vetëvendosje kanë mbjellë mosbesim tek qytetarët në punën e pothuajse çdo institucioni shtetëror, Kuvend, Qeveri, Prokurori, Polici. 


Nga këto dyshime nuk ka shpëtuar as institucioni më i lartë legjislativ, Gjykata Kushtetuese. Që nga fillimi ata kishin paragjykuar vendimin e gjykatës për atë që ata edhe më tutje e quajnë “Zajednicë”.


E akuzuan Qeverinë dhe presidenten se përmes dërgimit të kësaj lënde në Gjykatën Kushtetuese ata dëshirojnë të blejnë kohë. 

 

Por, publikimi vendimit të Gjykatës Kushtetuese bëri që opozita t’i përbinë fjalët e veta. Tani po mirëpresin një vendim, të cilin e kishin paragjykuar gjatë gjithë kohës. 


Në këtë vendim, ata po shohin një fije shpresë për të detyruar kryeministrin Mustafa që të jep dorëheqje. Ditët në vijmë mbetet të shihet nëse opozita sërish do t’i ndërrojë fjalët apo do t’i mbetet besnik parimeve të tyre! 

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.