Kurti me Wi-Fi dhe llaptop në Dyz

Radari08.12.2015 19:59

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po del se përveç televizorit, në qelinë e tij në Dyz ka edhe internet, edhe kompjuter. E duke pasur tash kohë të lirë mjaftueshëm, Kurti po e zhvillon edhe aftësinë e tij prej kalemxhiu dhe po shkruan letra politike.


Megjithatë, shumë para Kurtit ka qenë edhe dikush tjetër, që ka shkruar edhe më shumë letra prej burgut, por ai me penë, idhtar i të cilit nuk është larg të jetë edhe Kurti, por që mbase nuk po mundohet të bëhet si ai.


Një prej mendimtarëve të shquar të marksizmit të shekullit të kaluar në Evropë ishte edhe Antonio Gramshi, i cili ka shkruar vepra me ndikim në filozofi e sociologji politike. Gramshi ka qenë themelues i Partisë Komuniste italiane në 1921, por pesë vite më pas ai ishte burgosur nga regjimi fashist.


“Letra nga burgu” është një përmbledhje letrash që përbëjnë volumin e parë të veprave të Antonio Gramshit, që ishin shkruar në burg dhe publikuar pastaj nga shtëpia botuese Einaudi në 1947.


Gramshi ishte me origjinë arbëreshe, pasi që i ati i tij vinte nga komuniteti arbëresh i zonës së Kozencas në Kalabri dhe kjo ishte edhe arsyeja pse pas kapitullimit të Italisë fashiste, ushtarët italianë në Shqipëri që iu bashkuan partizanëve, themeluan edhe një batalion të cilin e quajtën Antonio Gramshi. 

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.

Republika Plus