ISIS-i, kërcënim edhe për Kosovën

Radari29.11.2015 12:29

Krijimi i një shteti, një kalifati islamik, që tejkalon kufijtë e Irakut dhe Sirisë është synimi kryesor i ISIS-it. Me afër 60 mijë luftëtarë, sa mendohet si i ka kjo organizatë terroriste, e cila njëherësh është edhe organizata terroriste më e pasura në botë, Shteti Islamik pretendon të mos jetë thjesht një organizatë xhihadiste, por edhe shtet sovran.


Rrjeti i krijuar gjatë 20 vjetëve të fundit ka ndihmuar në rritjen e numrit të luftëtarëve nga vendet e Ballkanit që i bashkohen grupeve radikale në Siri dhe Irak. Besohet se të paktën 10 për qind e luftëtarëve të huaj nga perëndimi, që i janë bashkuar luftës në Siri, vijnë nga Ballkani.


Mendohet se pjesë e ISIS-it tash janë edhe mbi 80 të rinj kosovarë dhe shumica prej tyre janë pjesë e grupeve radikale islamike, kryesisht ISIS dhe Jabhat al-Nusra. Deri më tani, rreth 50 kosovarë kanë vdekur në luftimet në Siri dhe Irak.


Pjesëmarrja e një numri kaq të madh të kosovarëve në luftën në Siri, përkrah forcave radikale të lidhura me Al-Kaiden është kërcënim i madh për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës. Krijimi i lidhjeve me elementet radikale dhe njohja me të gjitha teknikat e luftës, ekspertët vlerësojnë se do të jetë kërcënim serioz i sigurisë për Kosovën.

 

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.

Republika Plus