Haradinaj i drejtohet Amerikës, kërkon ndihmë prej Donald Trampit

Radari16.12.2015 14:41

Ndonëse marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe dhe ajo për demarkacionin janë përshëndetur nga presidenti Obama, nga sekretari i shtetit Kerry dhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, lideri i AAK-së sot bëri një kërkesë përplot me hipokrizi në drejtim të Amerikës. Ai kërkoi nga Amerika që t’iu ndihmojë për t’i ndaluar po këto marrëveshje, të cilat e kanë mbështetjen e plotë edhe publike të SHBA-ve.


Mbase kur ka bërë këtë kërkesë të çuditshme, Haradinaj mund të ketë aluduar në Donald Trampin, përndryshe është e pakuptimtë një kërkesë e tillë! 

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.