Nëse bëni këto 12 gjëra të pakëndshme, do të ndiheni më mirë

Lifestyle26.05.2016 19:12

Ajo çka e bën dikë të mos ndihet komod varet nga personi.  Joos Meyer shpjegon sesi disa gjëra të pakëndshme mund ta përmirësojnë jetën tuaj si përshembull një dush i ftohtë. “Mendoj se metoda më e mirë që ta arrini këtë është që çdo ditë ose javë  ta vendosni veten në një situatë që ju duket paksa e pakëndshme. Kjo do t iu bëjë të ndiheni më rehat.


Ja disa nga gjërat e pakëndshme që do ju bëjnë të ndiheni mirë:


1. Pyesni për  gjithçka

Gjëja më e pakëndshmë që dikush mund të bëjë është është të pyesë për gjithçka  dhe pastaj mund të marrë përgjigje jo të këndshme”, shkruan Malli Gurram. Por provoni të shihni anën tjetër të saj.


2. Jini të ndershëm

Duke qenë njeriu më i ndershëm që mund të keni qenë ndonjëherë me një person në jetën tuaj, do jetë një nga gjërat më të pakëndshme që mund të bëni, por mund të jetë e vlefshme.  Për ta bërë këtë, ju duhet të shkruani një listë të të gjithë personave  të cilëve mund të keni diçka të mirë ose të keqe për t’iu thënë.  Shkruani në atë letër ndjenjat tuaja të sinqerta dhe dorëzojani personit. Kjo me siguri do të thotë diçka për ju.


3. Meditoni

Shpesh njerëzit e kanë të vështirë ta gjejnë qetësinë e brendshme. Kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë për ata që janë vazhdimisht në lëvizje dhe duke menduar për gjërat që do të bëjnë në vazhdim. Por meditimi ndihmon në rritjen e kapacitetit të njohjes dhe të menduarit më mire  për gjërat që duhet të bëjmë.


4. Të zgjohesh shumë herët 

Ekin Öcalan  pëlqen të zgjohet para lindjes së diellit sepse kjo mënyrë siguron ambient studimi dhe pune. Të zgjohesh në orën 5 paradite ndërkohë që të gjithë të tjerët flenë, është diçka  fantastike edhe pse e vështirë. Është mënyra më efikase për ta nisur ditën në heshtje. 


5. Shikoni monedhat tuaja 

Mbani shënim çdo qindarkë që keni shpenzuar, që nga riparimet e makinës dhe sigurimi i jetës deri tek  kafja e konsumuar gjatë ditës. Dhe provoni të paguani çdo gjë me para në dorë. Në qoftëse ju gjatë kohës që ju duhet të paguani për diçka, nuk i prekni paratë e vogla në portofol, do të çuditeni sesa borxhe mund të shlyeni me këto të holla. 


6. Vullnetarizmi 

Gurram sugjeron vullnetarizmin si veprim jofitmprurës.  Të qënurit vullnetarë ju bën të ndiheni sikur jeni pjesë e diçkaje të madhe. 


7. Eleminojeni me ushtrime gjithë ushqimin që konsumoni 

Të eleminoni  gjithë ushqimin që ju konsumoni nëpërmjet ushtrimeve që bëni gjatë një dite mund të jetë  sfiduese për ju,  por duke përdorur aplikacionin MyFitnespal ndihmon të kuptosh sesa dëm ishe duke i bërë trupit. “Unë nuk e kisha kuptuar se sa pak vlera ushqyese isha duke marrë dhe sa sheqer dhe yndyrë konsumoja çdo ditë derisa fillova ta bëj rregullisht këtë”, shkruan Gurram. 


8. Konsumoni vetëm ushqime me kalori 

Pasi të keni gjetur ushqimin tuaj, filloni të hani vetëm atë që ka me të vërtetë vlera ushqyese. Doug Whitney thotë se kjo do të ndryshojë jetën tuaj përgjithmonë . Hani sa më shumë ushqime organike. Po, është i shtrenjtë por është më i lirë sesa faturat mjekësore. Kështu, kur ju bëni diçka që është e bezdishsme për ju, vini re ndryshimin në mënyrën sesi mendoni. Ky është çelësi.  


9. Praktika e të folurit në publik 

Mund të duket e frikshme teksa e mendon diçka të tillë , por ju nuk e dini se një ditë kjo mund t’iu ndodhë. T’iu thërrasin për të folur në publik. Kjo praktikë, edhe pse e frikshme, përbën çelësin për të përmirësuar aftësitë tuaja të komunikimit. 


10. Përmbushja e një qëllimi pothuajse të pamundur 

Gjëja më e pakëndshme që mund të bëni  sipas Rizwan aseem është të vendosni për të arritur një qëllim që është më e vështirë se diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë.  Për ta arritur këtë ju duhet të mendoni për diçka të cilën jeni të kënaqur ta bëni çdo ditë. Bëjeni këtë derisa të arrini në pikën kur jeni vërtet të frikësuar për ta bërë. Nëse vraponi  1 milje çdo ditë, idea e të bërit 7 milje mund t’iu tmerrojë. Quaje këtë si qëllimin tënd të vitit. 


11. Zgjidh  vetëm një gjë për ta zotëruar në një kohë 

Puna që bëni për të përmirësuar veten  mund t’iu bëjë që të përpiqeni shumë dhe të shihni se çfarë ia vlen. Rob Hanna thotë se çelësi është duke përdorur taktikën e kundërt edhe pse kjo mund të jetë e pakëndshme. \" Synimi është çelësi për zotërim , \" shkruan Hanna. Nëse ju jeni vazhdimisht duke ndryshuar interesat , thotë ai , nuk jeni duke shkuar për të zbuluar vetë progresin tuaj të brendshëm. 


12. Bëhuni socialë. Flisni me persona  të rinj 

Shihni dikë për të cilin jeni të interesuar? Shkoni dhe flitini” sugjeron Mark Toole.  Më e keqja që mund të ndodhë është një refuzim  epik në dukje katastrofik  i cili ju jep shkak për të folur rreth diçkaje interesante.  Kjo rrit vetëbesimin dhe aftësitë tiuaja për herën tjetër.

 

Republika Plus