Ja pse dëgjojmë një zë në kokë kur lexojmë

Lifestyle01.06.2016 07:00

Na ndodh shpesh që kur mundohemi të lexojmë një libër, papritmas fillojmë të dëgjojmë një zë të çuditshëm, dhe shpërqëndrues.


“Ka shumë teori rreth arsyes se pse ne dëgjojmë një zë të brendshëm kur lexojmë, por nuk ka ende një përcaktim të saktë”, shprehet Paul King, një neurolog, i cili jep edhe një shpjegim se pse ndodh kjo dukuri.


Ekziston një fenomen “i zërit të brendshëm” me të cilit i referohen mundësisë që ju mund të “Dëgjoni” veten tuaj duke menduar, ky është ai “zëri i heshtur” që ju udhëzon ditë pas dite në aktivitetet tuaja.


Kur ju imagjinoni t’i ktheni përgjigje dikujt dhe “dëgjoni” një lloj zëri, pot ju e dini se në fakt nuk ka asnjë tingull. Ky lloj fenomeni është një tip imagjinate njësoj siç imagjinoni se si duket një bretkosë.


Një fenomen tjetër është edhe nënvokalizmi…, akti i leximit aktualisht aktivizon muskujt e fytit, kordat e zërit dhe ndonjëherë edhe të buzëve.


Kur ne mësojmë të flasim, ne mësojmë të lëshojmë tinguj përmes gojës. Duke mësuar të lexojmë, shpesh kjo përfshin edhe leximin me zë të lartë.


Ndërsa ne lexojmë pa zë, muskujt vijojnë të lëvizin dhe ne “dëgjojmë” atë që dimë se si do të tingëllojë nëse do të flisnim me zë të lartë.


Është një nerv në tru i quajtur “arcuate fasciculus” i cili lidh pjesën e të folurës me atë të kuptimit të fjalës. Ky nerv luan një rol të rëndësishëm në eksperiencën e zërit të brendshëm.