Ja çfarë nuk keni ditur për sytë

Lifestyle30.05.2016 08:58

Sytë janë pasqyra e shpirtit, janë pjesa më të cilën ne identifikojmë mjedisin përreth. Sa herë që shikoni njeriun që e dashuroni, bebëzat dyfishohen për nga madhësia që kanë. 


Çdo qerpik në syrin tuaj ka jetëgjatësi, por a e keni ditur se qëndrojnë vetëm 5 muaj dhe më pas zëvendësohen me të rinj. Kornea e syrit të njeriut është krejtësisht e ngjashme me atë të peshkaqenit, ky i fundit është përdorur edhe për operacionet e syrit të njeriut.


Mbyllja dhe hapja e syrit zgjat 100 deri 150 minisekonda, ju mund t’i hapni dhe t’i mbyllni sytë pesë herë për një sekond. Njerëzit që kanë sytë e kaltër mendohet se ngjyra kaltër e syve ka filluar para 10,000 vjetëve për shkak të mutacionit gjenetik.


Nga 7 miliardë njerëz, vetëm 2 përqind e tyre kanë sytë ngjyrë të gjelbër, ndërsa vetëm 1 përqind e tyre kanë ndryshime në sy për nga ngjyra, pra njërin kanë një ngjyrë tjetrin ngjyrë tjetër.