Harrojeni deodorantin, ja cila është zgjidhja më e mirë (Video)

Lifestyle27.05.2016 12:54

Një blogere e njohur ka disa takjtika të ndryshme natyrale që ndihmojnë në eleminimin e djersës së tepërt. Farah Dhukai, i këshillon njerëzit që të zëvendësojnë deodorantin me limon të freskët.


Ajo ka treguar në llogarinë e saj në Instagram si ta përdorni limonin si një deodorant natyral. “Është shumë e vështirë të gjesh një deodorant që mban larg djersën dhe aromën e keqe gjatë gjithë ditës.


Ky deodorant natyral jo vetëm që largon djersën, por më mban të freskët gjatë gjithë ditës”, shkruan ajo poshtë videos. Në video ajo demonstron si ta aplikoni limonin tek sqetullat. Nuk duhet ta aplikoni asnjëherë limonin menjëherë pasi jeni depiluar, pasi do t’ju djegë shumë.


Videoja është pëlqyer dhe komentuar nga shumë përdorues të Instagram­it, ku disa e kanë quajtur atë “qesharake”, ndërsa të tjerë që e kanë provuar thonë se funksionon në të vërtetë. “Një truk interesant, megjithatë mendoj se lëkura e limonit përmban shumë acid dhe mund t’jua bëjë lëkurën me njolla” shkroi një komentues.


Një tjetër shkruan “Kjo është shumë e vërtetë. Më ka mësuar mami që ta bëjë këtë gjë dhe funksionon në të vërtet”. Përveçse vret bakteret në lëkurë, lëngu i limonit është gjithashtu i mirë për trajtimin e diarresë dhe të vjellave.

 

Republika Plus