4 zakonet e këqija që duhet t’i hiqni patjetër para të 40-ave

Lifestyle25.05.2016 19:14

Pas të 40-ave organizmi dhe trupi fillon të ndryshojë, prandaj ju duhet të jeni më të ndërgjegjshëm për mënyrën e jetesës, kështu do e keni më të lehtë parandalimin e disa problemeve shëndetësore që vijnë me moshën.


Ja 4 zakonet e këqija që ju duhet t’i hiqni para të 40-ave në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshem në pjesën tjetër të jetës:


Zakonet e këqija ushqimore: nëse më parë hanit ushqime të shpejta e të thata, tani nuk duhet ta bëni më! Pas të 40-ave metabolizmi fillon të ngadalësohet dhe do e keni më të lehtë të shtoni në peshë. Ju duhet të konsumoni ushqime me vlera të larta ushqyese. Reduktoni mishin e kuq, yndyrnat e ngopura, sheqernat, karbohidratet e parafinuara etj.


Dehidratimin: hidratimi në këtë periudhë të jetës është shumë i rëndësishëm. Kjo për faktin se lëkura pas të 40-ave e humbet elasticitetin dhe fortësinë e saj, rrudhat janë shfaqur etj. Për të parandaluar problemet me lëkurën dhe probleme të tjera shëndetësore mos e shmangni hidratimin.


Privimi nga gjumi: nëse para të 30-ave apo 40-ave ishit një person aktiv në jetën e natës, tani s’duhet të jeni më aq shumë. Nëse nuk flini mjaftueshëm do e keni më të lehtë të sëmureni, do t’ju humbasë përqëndrimi, do t’ju ulet imuniteti dhe do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës të nesërmen.


Mos menjanoni vaktet: siç e përmendëm edhe më parë, me kalimin e moshës metabolizmi ngadalësohet. Kështu nëse menjanoni një vakt, jo do të merrni edhe më shumë kalori vaktin tjetër. Hani vakte të vogla dhe të shpeshta, në mënyrë që të mbani një peshë të qëndrueshme. /Woman’s Health/

 

Republika Plus