Zjarrfikës nga e gjithë Kosova duke protestuar para Qeverisë së Kosovës (Foto)

Lajme02.06.2016 11:48

Sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, është duke u protestuar nga zjarrfikës nga e gjithë Kosova.

 

Protesta është organizuar si reagim dhe shprehje e pakënaqësive të akumuluara vite me radhë dhe për shkak të humbjes së shpresës dhe durimit se diçka do të lëviz në plotësimin e kërkesave të artikuluara, raporton Indeksonline.


Muharrem Beka kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve ka thënë se kjo protestë është në shenjë pakënaqësie pasi që nga viti 2008 sipas tij qeveria është njoftuar për situatën e rëndë që mbretëron të zjarrfikësit si pasojë e mungesës së mjeteve.

 

“Kjo situatë është me vështirësi të shtuara që nga viti 2011 dhe kemi mbetur në mëshirën e askujt teksa nuk dimë as kujt ti drejtohemi. Gjithë kërkesat që i kemi bërë në institucione faji është hedhur tek njëra-tjetra”, ka shtuar Beka.

 

Gjithashtu ai ka thënë se asnjë hap nuk është ndërmarr dhe gjendja vetëm është përkeqësuar teksa nuk kanë as sigurim dhe asgjë tjetër.

 

“Ne presim se do të na thirr qeveria sepse është vendim i tyre nyja është këtu dhe ne presim që të diskutohet për gjendjen tonë. Abdullah Hoti ia ka hedhë fajin komunave duke thënë se buxheti i zjarrfikësve është nëpër komuna”, ka thënë Beka.

 

Po ashtu ai ka theksuar se janë të diskriminuar në të gjitha format në të gjitha aspektet dhe askush nuk jep përgjegjësi për lëndimet që i  pësojnë ata në punë.

 

“Shërbimin e zjarrfikësve inspektorati i punës nuk e ka inspektuar asnjëherë. Teksa 720 zjarrfikës janë në nivel vendi”, ka përfunduar Beka.

 

Ndërsa Kryetari i Këshillit Protestues Adusamed Shkodra ka thënë se pas shumë përpjekjeve të diskutohet me dike të qeverisë ne po protestojmë sot.

 

“Ne punojmë 7 ditë në jave, nuk paguhemi me rregull problem është edhe statusi i zjarrfikësve teksa nuk kemi as sigurime shëndetësore e as invalidore”ka thënë Shkodra.