Ushtria Amerikane promovon FSK-në

Lajme02.06.2016 13:38

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.


SHBA-të ndihmojnë në shumë fusha, por krijimi i ushtrisë duket se është komponentë kryesore e ndihmës së tyre.


Ushtria Amerikane ka shpërndarë një fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, raporton “zeri.info”.


Në përshkrim të fotografisë thuhet se FSK-ja ishte duke kryer një ushtrim së bashku me trupat e tjera në gjermani.


Megjithëse FSK-ja po merr pjesë neper trajnime të ndryshme ndërkombëtare krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës po del një sfidë e vërtetë pasi një gjë e tillë po pengohet pikërisht për shkak të problemeve politike, pasi nevojitet edhe miratimi i komunitetit serb.

 

Republika Plus