Sigurimet shëndetësore nga viti i ardhshëm

Lajme02.06.2016 13:29

Ligji për sigurimet shëndetësore do të fillojë së zbatuari që nga viti i ardhshëm. 

 

Kështu janë rënë dakord dy partitë në koalicionin qeverisës, PDK dhe LDK, gjatë një takimi që patën sot liderët e këtyre subjekteve politike, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

 

Gjatë këtij takimi, ndër tjera, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë para gazetarëve, ka shpalosur se në kuadër të disa reformave që janë dakorduar t’i bëjnë me partnerin në koalicion, do të jetë edhe ligji për sigurimet shëndetësore, që sipas tij, do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

 

“Gjithashtu jemi marr vesh që 2017, fillojmë me ligjin për Sigurime shëndetësore. Ligji për Trepçën do aprovohet shumë shpejt”, ka thënë Veseli.