MMPH ndan 84 mijë euro për rregullimin e dy lumenjve në Rahovec

Lajme02.06.2016 12:30

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kanë nënshkruar dy Memorandume Bashkëpunimi, për bashkëfinancimin e dy projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve Duhllo dhe Rimnik.

 

Ministri Agani tha se nënshkrimi i memorandumeve të sotme me kryetarin Vehapi janë në vazhdën e memorandumeve të bashkëpunimit me kryetarë të komunave që për synim kanë rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe në këtë mënyrë po synohet edhe parandalimi i vërshimeve.


Agani bëri të ditur se për rregullimi e shtratit të lumit Duhllo MMPH ka ndarë 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të projektit do ta mbulojë komuna. Ndërsa për rregullimin e lumit Rimnik MMPH ka ndarë 34 mijë euro.


“Kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi, falenderoi ministrin Agani për bashkëpunimin e sinqert, duke potencuar se një ndihmë e tillë do ta zbusë sadopak gjendjen e rëndë të këtyre lumenjve.”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave./Gazeta Express/



 

Republika Plus