Hoti pret në takim ambasadorin britanik Ruairi O’Connell

Lajme02.06.2016 14:05

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, më të cilin diskutoi për procesin e themelimit të Agjencisë për Tatime dhe Doganë të Kosovës (ATDK), si një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Programin Qeverisës 2015-2018.

 

Siç thuhet në komunikatë, ministri Hoti duke falënderuar Ambasadën e Britanisë së Madhe e në veçanti Ambasadorin O’Connell për ndihmën e dhënë në procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme, e njoftoi atë edhe me procesin e deritanishëm në themelimin e kësaj Agjencie dhe për hartimin e draftit të Ligjit për Agjencinë për Tatime dhe Doganë e Kosovës dhe për konsultimet e deritanishme me të gjitha palët e interesit gjatë hartimit të këtij draft ligji dhe për proceset tjera.

 

Ndërsa, ambasadori Ruairi O’Connell shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson për ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit për Ministrinë e Financave në veçanti për themelimin e kësaj Agjencie, si një proces shumë të rëndësishëm sidomos në reformën e administratës publike.

 

Republika Plus