Gratë ankohen se në MASHT ka pak femra

Lajme02.06.2016 13:24

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka publikuar sot një analizë të përgjithshme rreth shpenzimeve dhe shërbimeve në Ministrinë e Arsimit (MASHT) me titull “Buxhetimi drejt një arsimimi më të mirë”, nga i cili kuptohet se në MASHT ka më pak gra të punësuara krahasuar me burrat.


Një nga hartueset e analizës, Donjeta Morina, tha se krahasuar me institucionet tjera ku në pozitat më pak të rëndësishme ka mbipunësim të grave në raport me burrat, në MASHT ka nënpunësim në të gjitha nivelet.


Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj, ka thënë, transmeton kp, se është e lumtur që për subjekt hulumtimi është marrë Ministria e Arsimit, pavarësisht rezultateve të dala nga hulumtimi.

 

Christian Geosits, udhëheqës i Zyrës së Austrisë në Kosovë, tha se mund të shihet se buxhetimi në baza gjinore është diçka e re edhe në shtetin e tij.


Sipas tij, tani vendi prej nga ai vjen është duke kaluar nëpër analiza që përfshin shumë njerëz. Geosits tha se MASHT ka shumë ndikim në Kosovë duke u shprehur i lumtur që ka marrëdhënie partneriteti me këtë institucion./koha.net



 

Republika Plus