Vdes regjisori Giorgio Albertazzi

Kulturë29.05.2016 09:27

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i madh italian – Giorgio Albertazzi.


Ai ishte i njohur sidomos për “Kujtimet e Adrianit”, shfaqja e famshme e dalë nga vepra me të njëjtin emër nga autorja Marguerite Yourcenar, të cilin ai e ka luajtur në disa shtete  për disa vite me radhë.


Albertazzi ka lindur më 1923 në Fiesole ndërsa ka debutuar në vitin 1949 me “Troilo y Cresida” nga Shekspiri.


Si aktor ai ka luajtur në “Afër Pikasos”, shfaqje që i dha atij famë botërore.  Ai konsiderohet si aktori më i madh italian i të gjitha kohërave. Në filma ka luajtur në “L’année dernière à Marienbad”, “Violenza segreta”, “Rivali” etj.