U botua libri “Përfundimet e shahut”

Kulturë26.05.2016 12:38

Tashmë është shtuar edhe një libër i ri i cili tregon për përfundimet e shahut, mirëpo kësaj rradhe ky libër vjen nga një autor shqiptar.


Mulaim Shehu është ai i cili në 423 faqe të librit të tij më të ri “Përfundimet e shahut” ka sjellë mbi 365 studime me 1001 pozicione.


Në dhjetë kapitujt e këtij libri pos studimeve, autori shkruan edhe për rëndësinë dhe rolin e shahut, shahun dhe figurat e shahut në fjalorët shqip për të vazhduar më pas me paraqitjen e historikut të shahut si dhe librin më të vjetër të shahut në Ballkan./21 Media