"Tapeti i kuq" i munguar i Maks Velos në një libër me poezi (Video)

Kulturë30.05.2016 12:39

Libri i tretë poetik i piktorit dhe arkitektit të njohur Maks Velo është promovuar në një mbrëmje poetike. Piktori i dënuar në regjimin komunist për mospërshtatje të krijimtarisë me ideologjinë komuniste vazhdon të ruajë origjinalitetin dhe spontanitetin e tij si krijues. Jam origjinal, por jo poet profesionist thotë me modesti Maks Velo.


“Tapeti im i kuq”, i treti libër poetik i piktorit dhe arkitektit të njohur Maks Velo është promovuar në një mbrëmje poetike. 


“Jeta ëndërr është

Si pemë e shartuar,

Frutat nuk janë as të ëmbla, as të hidhura.

Ëndrrat balona me helium

Ulen poshtë

Ose baloni ulet normalisht

Ose baloni digjet si zog i vrarë. 


Në një stil të tillë plot simbole dhe fjalë të kursyera, duke ruajtur të njëjtin ekulibër të figuracionit sic bën edhe me pikturat e tij, Maks Velo rrëfen motivin e përzgjedhjes së titullit të librit “Tapeti i kuq”.


Artisti Maks Velo pohon me modesti, se ai nuk e fut veten tek poetët profesionist, edhe pse spontaniteti i tij krijues ka poezi të atilla që janë përkthyer dhe pëlqyer nga lexuesi i gjerë jashte kufijve të vendit.


Edhe në poezitë e reja të Maks Velos nuk mungon dramaticiteti i jetës që kaloi në burgun e diktaturës, i dënuar si një artist që s’u përshtat me normat e idoelogjisë komuniste.