Shtatë kandidatë synojnë postin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës

Kulturë31.05.2016 09:11

Sapo është mbyllur konkursi për pozitën e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, i cili është shpallur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte. Adriana Marku Sedaj, kryetare e Këshillit Drejtues të GKK-së ka bërë të ditur për KultPlus për mbylljen e këtij konkursi dhe për kandidimin e shtatë kandidatëve.


Mësohet se kësaj gare i kanë hyrë kandidatët: Zeni Ballazhi, Arbresha Hoxha, Arta Agani, Dita Ethemi, Jeton Rexhepi, Ermira Krasniqi dhe një kandidat nga komuniteti serb. Ndryshe, ky është konkursi i gjashtë i hapur nga ana e MKRS-së për këtë pozitë, dhe pesë konkurset e mëhershme nuk ia kanë dalë të nxjerrin drejtorin e ardhshëm të këtij institucioni, duke shpallë konkurset e pavlefshme. Drejtori i fundit i këtij institucioni ka qenë Erzen Shkololli, i cili pat përfunduar mandatin e drejtorit në shtator të vitit të kaluar./KultPlus.com

 

Republika Plus