Shqiptari Faik Sardag, me 31 maj promovon albumin në Prishtinë

Kulturë29.05.2016 15:41

Shqiptari Faik Sardag, i lindur në Stamboll, por që prej vitesh jeton në Francë, vjen për të promovuar albumin e tij në Prishtinë.

 

Ngjarja do të ndodhë me 31 maj në Soma Book Station në kryeqytet. Sardag vjen bashkë me grupin e tij. Sardag shkruan për njerëzit që i takon rrugës. Gjatë verës së vitit të kaluar ai vizitoi Kosovën për të gjetur një pjesë të familjes së tij të cilën nuk e kishte takuar asnjëherë.


Të gjitha këngët e këtij albumi i dedikohen Kosovës. Faiku është momentalisht në një turne dhe do të jetë pjesë edhe e “Bunar Fest”. 

 

34-vjeçari, me muzikë ka filluar të merret prej moshës 20-vjeçare, atëherë kur nga Stambolli u shpërngul në Francë për studime, fillimisht për artin ndërsa më pas u përcaktua në fushën e muzikës. Gjatë asaj kohe, ai u bë bashkë me bendin e tij, me të cilin ka realizuar disa albume, e po ashtu ka mbajtur një numër të madh koncertesh në Francë.

 

Ndërsa pas ndarjes nga bendi, Sardag ka punuar shumë në realizimin e albumit si solo këngëtar. Përveç këngëtar, Faik Sardag është po ashtu edhe kompozitor e tekstshkrues. Rrjedhimisht, të gjitha këngët e përmbledhura në albumin e tij të parë i ka shkruar vetë. / KultPlus.com 

 

Republika Plus