Shkëlzen Doli realizon ëndrrën e fëmijërisë

Kulturë31.05.2016 12:36

Violonisti kosovar do të mbajë kocert me Ansamblin Shetëror të Shqipërisë.


Violinisti kosovar tashmë me përmasa botërore Shkëlzen Doli, do të mbajë koncert me Ansamblin Shetëror të Shqipërisë.


Këtë e ka bërë të ditur Doli përmes një postimi në rrjetin social Facebook.


”Ëndërra ime e fëmijërisë po bëhet realitet: Koncert me Ansamblin Shtetëror të Shqipërisë. I ftoj të gjithë adhuruesit e muzikës së mirëfilltë shqiptare në këtë festë të bukur”, ka shkruar Shkëlzen Doli.


Ndryshe, koncerti do të mbahet më 4 qershor në Tiranë duke filluar nga ora 20:00./ 21Media