Pavioni shqiptar gati për Bienalen e Vjenës

Kulturë26.05.2016 19:17

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë do të paraqesë “Të kam lënë malin”, në ekspozitën e 15-të Ndërkombëtare të arkitekturës në Bienalen e Venecias, nga 28 maji deri më 27 nëntor të këtij viti.


Kuruar nga Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe kolektivi dizenjues Åbäke, pavioni shqiptar i përgjigjet temës “Raportim nga Fronti” të kuratorit të Bienales Alejandro Aravena, duke paraqitur një gjendje që ka përcaktuar thurjen urbane të Shqipërisë, arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit.


Kuratorët kanë porositur tekste të reja rreth arkitekturës së zhvendosjes nga shkrimtarë, poetë e krijues të skenës ndërkombëtare, nisur nga poeti Etel Adnan, poeti Mourid Barghouti, shkrimtari Michel Butor, artistja Claire Fontaine, arkitektja Yona Friedman, artisti Anri Sala, antropologu Michael Taussig, ekonomisti Yanis Varoufakis, shkrimtarja Ornela Vorpsi dhe urbanisti Finn Williams.


Tekstet interpretohen nga këngëtarët më të mirë iso-polifonikë shqiptarë. Këngët do të dëgjohen në pllaka gramafoni 30cm, të cilat do të luajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Bienales së Venecias si një instalim tetë-kanalësh./kosovalive