“Migrant Woman” Rita Orës i ndanë çmimin “Renowned Achiever Award”

Kulturë30.05.2016 09:01

Këngëtarja e lindur në Kosovë Rita Ora, e cila bëri karrierë në Britaninë e Madhe, sot është e tërë botës. Kështu është thënë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit “Renoëned Achiever Aëard”  Rita Orës. Çmimin e dhënë nuk ishte e pranishme ta merr Rita, por këtë çmim ka pasur dnerin ta merr ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe Lirim Greiçevci.

 

“Isha i nderuar që mu ofrua mundësia ta pranoj çmimin “Renoëned Achiever Aëard” në emër të super yllit Rita Ora, e cila nuk mund të ishte vetë e pranishme, e ndarë nga revista e njohur “Migrant Ëoman”, gjatë konferencës së saj vjetore në Londër. Çmimi prestigjioz ishte votuar me shumicë dërmuese nga publiku, në mesin e konkurrenteve të tjera të shquara si Amal Alamuddin”, ka njoftuar ambasadori,transmeton kolona.al.


Çmimi “Renoëned Achiever Aëard” jepet për dikë që nuk është lindur në Britaninë e Madhe por që ka arritur famën në fushën e vetë, është model në vendin e saj të lindjes dhe ka ndikim artistik tek të tjerët si qytetar i respektuar britanik.


Ambasadori ka njoftuar përmes llogarisë së tij Facebook, se gjatë ceremonisë ka thënë se Rita Ora është lindur në Kosovë, është rritur dhe është bërë e famshme në Britani të Madhe porse tash i takon të gjithëve, i takon botës.


Rita ka frymëzuar aq shumë të rinj, ka prekur aq shumë zemra dhe ka ndryshuar aq shumë jetra. Prandaj edhe krenohemi të gjithë me të.” Falënderova publikun që ka votuar, u shpreha mirënjohje konkurrenteve të shquara si dhe përgëzova kryeredaktoren e revistës “Migrant Ëoman” znj. Mirela Sula, e cila po bën një punë të shkëlqyer për promovimin e grave migrante në Britani të Madhe”, ka shkruar ai./Kolona.al


 

Republika Plus