Arti i Jakup Ferrit prezantohet në Amsterdam

Kulturë29.05.2016 12:29

Viteve të fundit ai është marrë me hulumtim të veçantë. Kureshtjen e tij e thumbojnë piktorët dhe angazhimi i tyre me materialit si tepihët, syzet dhe batanijet. Këto më pas kanë nisur ta influencojnë dhe kjo shihet në punën e tij.

 

Jakup Ferri, artist nga kryeqyteti, pikërisht me këtë inspirim është edhe pjesë e Amsterdam Art Fair – Panairit të Madh Prestigjioz të Artit në qytetin e bukur holandez. Ferri është një prej artistëve që në këtë panair i prezanton Galeria Andriesse-eyck, krahas gjashtë artistëve të tjerë.

 

Ferri edhe kësaj radhe merret me personalen, dhe këtë e ka shkrirë në formë batanije e mbulese, punën që po prezantohet në këtë Panair aktualisht, në Museumplein. 45 Galeri nga Amsterdami dhe 15-të të tjera nga tërë bota janë pjesë e këtij panairi.

 

Ferri ka lindur më 1981 në Prishtinë. Ka marrë pjesë në Bienalen e Grafikës në Ljublanë, Quartett - Vier Biennalen im Spiegel grafischer Blatter, Tanas, Berlin, Art Rotterdam, Galerie de Expeditie, The Center for Hisorical Reenactment, Johannesburg, South Africa etj. A.S. / KultPlus.com 

 

Republika Plus