Unaphone telefoni më i sigurt në botë

Auto & Tech30.05.2016 19:03

Una është një kompani teknologjike që së fundmi ka premtuar se do të sjellë në treg një telefon të mençur, i cili ndryshe cilësohet si parajsa e përdoruesve të cilët kanë nevojë për privatësi dhe siguri në rrjetin online.


Ky telefon pritet të hyjë në treg me sistemin operativ Android 6.0 të personalizuar për përdoruesit e Una dhe të quajtur UnaOS.


Sistemi operativ i Unas i dëbon shërbimet dhe aplikacionet e Google në mënyrë që pronari i telefonit të mos has asnjëherë në përgjim apo shitje të të dhënave.


Unaphone po ashtu është i pajisur me programin standard të kodimit të të dhënave dhe tipare tjera që e mbrojnë pajisjen nga thyerjet e sigurisë. Megjithatë, ana e dobët e kësaj pajisje është që aplikacionet si Facebook apo Tëitter nuk mund të instalohen për shkak të konfliktit që mund të shkaktojnë me sigurinë në sistem.


 

Republika Plus