Super Butoni (Video)

Auto & Tech28.05.2016 12:50

Pebble do të nisë shitjen e një kompjuteri sa në mbajtëse çelësash që kryen shumë funksione.


“Pebble”, kompania që pati sukses me prodhimin e orëve “smart”, në janar do të nisë shitjen e një kompjuteri sa në mbajtëse çelësash që kryen shumë funksione.


Pajisja ka GPS, muzikë nga “Spotify” me lidhje 3G, lidhet me orët “smart” të pebble”, dhe ka butona që mund t’i programosh të marrin çdo komandë. Për shembull, mund t’u caktosh të hapin një derë të telekomanduar, të nisë një mesazh SOS nga celulari, të thërrasë një taksi “Uber” me një të shtypur butoni, etj.


Pajisja ka 4 GB hapësirë, lidhet me “Wi-Fi”, “Bluetooth”, mban kartë “SIM me 3G”, regjistron mesazhe zanore, karikohet me valë, sinkronizohet me programet e matjes e ruajtjes së shëndetit si Runkeeper, Strava, MapMyRun, Google Fit, UA Record.

 

Republika Plus