Samsung paditet nga Huawei

Auto & Tech26.05.2016 09:17

Huawei ka paditur rivalin e saj të teknologjisë Samsung mbi pretendimet se patentat e saj janë shkelur. Firma kineze tha se ishte duke paditur rivalin e Koresë së Jugut në dy gjykata – një në Kaliforni, tjetri në Shenzhen.


Sipas Huawei, disa prej komunikimeve celulare dhe shpikjet software të saj janë përdorur në telefonat Samsung pa lejen e tij. Samsung tha për BBC se do të mbrojë interesat e saj të biznesit. Patentat e veçanta të përfshira nuk janë shpalosur.


Megjithatë, Huawei ka thënë të paktën disa prej tyre janë klasifikuar si Frand – një akronim që i referohet “të drejta, të arsyeshme dhe jo-diskriminuese”. Kjo do të thotë se kompania kineze është angazhuar për t’i ofruar dikujt licencë për aq kohë sa ata bien dakord për një kompensim jo të tepruar.


Ky lloj marrëveshjeje është e zakonshme në sektorin e teknologjisë pasi ajo bën të mundur që produktet e kompanive të ndryshme të komunikojnë dhe shpërndajnë formatet e të dhënave me njëri-tjetrin, raporton TechSot.Al.


Shefi i pronave intelektuale të Huawei tregoi se po kërkonte leje për të përdorur disa nga teknologjitë Samsung në kthim në vend që të kërkojë një pagesë.

 

Republika Plus