Ky ekran i përthyeshëm mund të bëjë telefonat inteligjent tërheqës përsëri

Auto & Tech28.05.2016 09:12

Telefonat inteligjent janë bërë të mërzitshëm. Hardware-t dhe programet kanë arritur na pikën ku të gjithë telefonat duken praktikisht të njëjtë dhe Android dhe iOS kanë filluar të marrin tiparet e njëri tjetrit.


Ekranet fleksibël, të rrotullueshëm dhe të përthyeshëm mund t’i bëjnë telefonat tërheqës sërish. Krijuesi kinez i telefonave inteligjent, Oppo ka shfaqur një prototip për një telefon disi të madh me ekran që përthyhet në gjysmë.


Kompania thuhet se ka filluar kërkimet dhe zhvillimin e ekranit të përthyeshëm një vit më parë dhe ka një prototip funksional që nga Shkurti i këtij viti.


Pajisja, provë e këtij koncepti, ka sistem Android dhe supozohet që mbështet teknologjinë e ngarkimit të baterisë VOOC të Oppo-s, e cila mund të ngarkojë një bateri telefoni inteligjent deri në 3,000 mAh nga 0 në 75% në 30 minuta. Në kongresin Botëror të Telefonave këtë vit, Oppo zbuloi Super VOOC, një teknologji ngarkimi edhe më të shpejtë që mund të ngarkojë një bateri 2,500 mAh nga 0 në 100% në 15 minuta.


Duket gjithashtu edhe një kamerë në njërë anë të telefonit. Nuk dihet më shumë për prototipin e pajisjes.


Telefonat me ekran të përthyeshëm mund të duket shumë dredharak ,por e sigurt që duken edhe shumë sikur vijnë nga e ardhmja.


 

Republika Plus