Krijohet programi që skanon dhe riparon fotot e vjetra

Auto & Tech31.05.2016 09:05

Photomyne është një kompani izraelite e cila ka mbledhur 2.6 milionë dollarë fonde nga investues të ndryshëm për të vënë në zbatim aplikacionin që skanon dhe riparon fotot e vjetra.


Kompania ka rivalë si Unfade, Shoebox dhe Heirloom, por është e gatshme t’i konkurrojë për shkak se me aplikacionin e tyre mund të skanosh shumë faqe albumi njëherësh me një të shkrepur të kamerës së celularit.


Pasi skanon fotot, aplikacioni i ndan fotot në kohë reale dhe riparon ngjyrat e zbehura nga koha, dhe më pas i mbledh në albumin tuaj digjital në internet vetëm për pak minuta.


 

Republika Plus